Ukraina ua ka rritur pagat ushtarëve këtë kohë. Tashmë një ushtar do të marrë afro 3 mijë euro pagë dhe ky vendim nuk është për t’ju thënë “faleminderit” atyre, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka vendosur po ashtu që t’i ndihmojë financiarisht edhe familjet e ushtarëve që u vranë në këto ditë të luftimeve me forcat ruse.
Familjeve të të rënëve do t’u paguhet ndihma financiare një herë në shumën prej 15 milionë UAH (444 mijë e 808 euro), e cila shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjitha familjet.