FIFA është duke e shqyrtuar mundësinë e suspendimit të plotë të Rusisë, si sanksion për luftën që e nisi ndaj Ukrainës.
Kështu raporton gazetari i sportit në BBC, Dan Roan, cili thotë se janë duke u zhvilluar bisedime në këtë drejtim, transmeton Gazeta Express.
Njoftimi zyrtar nga UEFA pritet të bëhet orëve në vazhdim.
Dje, UEFA njoftoi se Rusia do të lejohet të luajë, por pa himn, pa flamur, pa emër dhe në terren neutral.
Kjo nuk u prit mirë nga komuniteti i futbollit në botë, pasi pritej që Rusia të suspendohej tërësisht.
Tashmë shumë shtete kanë dalë me qëndrimet se nuk duan të luajnë ndaj Rusisë.