Janë liruar tre shtetasit serbë D.D., V. J., dhe D.D., të cilët dhe u kapën duke blerë emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lirimin e konfirmoi prokurori i rastit, Haki Geci, i cili tha se ky vendim është marrë pasi nuk ka prova të mjaftueshme.
“Të tre shtetasit serbë janë liruar në mungesë të provave“, tha Geci për Sinjalin.
Lrimin e tre shtetasve serbë e kanë konfirmuar për kosovaonline, avokatët e tyre, Jovana Filipoviq dhe Nedjo Sharanoviq.
Bashkë me shtetasit serbë, dyshohet se kanë qenë edhe dy kosovarë, njëri nga komuna e Gjilanit dhe tjetri me banim në Prishtinë.
Sipas dëshmive të serbët janë gjetur 5 emblema, mirëpo të njëjtit kishin deklaruar se janë koleksionues të tyre dhe asgjë më shumë.
Tre shtetasit serbë kanë hyrë në Kosovë në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë” në Gjilan, gjersa kanë lënë automjetin e tyre me targa të Nishit dhe kanë hipur në makinën e një qytetari shqiptar, i cili i ka sjellë në Prishtinë.