GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Jemi 9 shqiptarë që luftojmë në Kiev”, ushtari shqiptar rrëfehet nga fronti i luftës

27/02/2022
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse nuk kemi një shifër zyrtare, thuhet se mes ushtarëve ukrainas që luftojnë përballë Rusisë në këto 4 ditë, janë edhe shtetas shqiptarë.

Një i ri shqiptar, i cili nuk ka pranuar që të identifikohet, me arsyetimin se u cenohet siguria atij dhe shumë bashkëkombësve të vetë, sjell rrëfime dramatike nga fronti i luftës për BalkanWeb.

Shqiptari, i cili kontakton me një numër amerikan, pohon se është pjesë e ushtrisë ukrainase, ndërkohë që prej vitesh ai jeton në ShBA.

Ai deklaron se bashkë me 9 shqiptarë të tjerë janë në front të luftës 13 km në veri të Kievit, ndërkohë që shpreh shqetësimet e tij nga terreni.

“Jemi 9 shqiptarë këtu. Më i madhi është 44 vjeç. Vijmë nga vende të ndryshme, jemi shqiptarë nga USA, apo dhe Kanadaja, ushtarë dhe ish-ushtarë”, tha ai.

Ai pohon se armiku (ushtria ruse) po avancon drejt Kievit, ndërsa shton se këto forca janë të shumta në numër.

“Ata po avancojnë dhe beteja është e vështirë. Por pavarësisht se janë të shumtë në numër, nuk kanë guxim. Shumë prej robërve që kemi kapur, pohojnë se nuk ishin nisur për luftë dhe se i kanë mashtruar. Ata nuk duan të luftojnë kundër Ukrainës”, thotë shqiptari.

I pyetur se si është gjendja e ushtarëve shqiptarë, nëse ka pasur apo humbje në mesin e tyre apo dhe të plagosur, shqiptari jep lajmin e mirë se ata gëzojnë shëndet dhe janë mirë

Falë Zotit jemi mirë të gjithë. Vetëm disa lëndime të vogla”, shton ai.

Madje shqiptari jep dhe video nga fushë beteja, ku shihet se si kolegët e tij ukrainas filmojnë atë çka ndodh në terren, ku pamjet e luftës janë të qarta. Në video shihet se si sulmohen tanke, apo hidhen raketa, ndërsa në qiell shfaqen shtëllunga tymi, ndërsa ushtarët ecin të qetë, në misionin e tyre; për të luftuar armikun.

Po ashtu, shqiptari ka siguruar për BE edhe pamje nga fronti i luftës dje në Kharkivi, ku shihet se si i zihet rruga dhe kapen mat tanket ruse. Ndër të tjera i riu ka dërguar edhe një video ku shfaqet një ushtar rus i kapur rob. Ushtari rus, që ka dëmtime në sy dhe është i fashuar, dëgjohet teksa flet në telefon ku sqaron se është kapur nga forcat ukrainase.

BalkanWeb sjell si dëshmi të bisedës me shqiptarin pjesë nga komunikimi me të, por për shkak të situatës nuk mund të verifikohet vendndodhja e tij.

Tags: LuftenshqiptaretUkraine
ShareTweetShare
Previous Post

Rusia i jep Ukrainës ultimatum për bisedime deri në orën 15:00

Next Post

“Perëndimi po merr masa armiqësore”/ Putin urdhëron forcat bërthamore të jenë në gatishmëri. Zelensky thotë se delegacionet do të takohen

Next Post

“Perëndimi po merr masa armiqësore”/ Putin urdhëron forcat bërthamore të jenë në gatishmëri. Zelensky thotë se delegacionet do të takohen

Lajmet e fundit

Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

21/05/2025
Baton Haxhiu: Lajmi i parë është se askush nuk do të mundet ta bëjë i vetem qeverinë

“Munguan veç lulet në mes të tavolinës – Ata e dijnë që po bëjnë marre”, Baton Haxhiu kritikon RTK-në për intervistën me Kurtin

21/05/2025
Kështu e komenton ambasadori Rohde propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare

Kështu e komenton ambasadori Rohde propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare

21/05/2025
Guerot: Heqja e masave tash s’do të kishte rol të madh, Kosova ende pa institucione

Guerot: Heqja e masave tash s’do të kishte rol të madh, Kosova ende pa institucione

21/05/2025
Guerot: Lufta për lirinë e Ukrainës, është luftë për sigurinë e Evropës

Ambasadori francez: Na duhet një qeveri llogaridhënëse para Kuvendit, na duhen partnerë

21/05/2025
Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

21/05/2025
Baton Haxhiu: Lajmi i parë është se askush nuk do të mundet ta bëjë i vetem qeverinë

“Munguan veç lulet në mes të tavolinës – Ata e dijnë që po bëjnë marre”, Baton Haxhiu kritikon RTK-në për intervistën me Kurtin

21/05/2025
Kështu e komenton ambasadori Rohde propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare

Kështu e komenton ambasadori Rohde propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.