Ditët e fundit kosovarët kanë nisur të blejnë miell, pas raportimeve se priten rritje të çmimeve nga ndikimi i luftës në Ukrainë.
Dyndje qytetarësh janë parë në rrugët pranë mullinjve,
E duket se tregtarët nuk e kanë pritur impaktin e luftës në Ukrainë. Ani pse u tha se çmimet pritet të rriten pas disa javësh, ata e kanë rritur çmimin që sot.
Për këtë gjë janë ankuar disa qytetarë në “Jepi zë”, e disa prej janë deklaruar edhe publikisht.
“A ka inspektorë në këtë vend a jo? 25 kg miell dje 12 euro, sot 15 euro!
Miellin e prodhojmë vetë, nuk e inportojmë, por ja që shqiptari e shfrytëzon luftënkudo që ndodh!”, ka shkruar Adnan Jashari.
Sidoqoftë, Qeveria ka thënë sot se nuk ka hapësirë për panik, pasi Kosova ka rezerva të grurit për 6 muaj