Një aksion i hershëm të martën me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka rezultuar me arrestimin e dhjetëra personave të dyshuar për fajde. Indeksonline ka publikuar emrat dhe fotot e disa prej të arrestuarve në këtë aksion të dyshuar për disa vepra penale që lidhen me fajden.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se disa nga të arrestuarit e këtij aksioni akuzohet se para pak muajsh kishin djegur një biznes në Pejë, si formë presioni e kërcënimi ndaj qytetari të cilit i kishin dhënë fajde.
Burime të Indeksonline tregojnë se për 100 mijë euro, grupi i fajdexhinjëve i kishte rritur fajden në 600 mijë euro.
Shuma e rritur nga 100 mijë në 600 mijë euro është rritur brenda 3 viteve nga ky grup.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se në mesin e të akuzuarve për djegien e biznesit të pronarit janë Valon Kastrati, Orhan Luka, Sokol Demboga, Isa Alimusa dhe disa të tjerë.
Në fund të muajit tetor, në orët e vona të natës ky grup dyshohet se dogji biznesin e pronarit të cilit i kishin dhënë fajde, dhe bashkë me biznesin kishin djegur edhe disa vetura.
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktim të paraburgimit prej 30 ditësh për 16 të arrestuarit për fajde.