Ushtria e Ukrainës ka publikuar pamjet e asaj që thotë se është një përplasje me armë në rrugë midis mbrojtësve ukrainas në qytetin verilindor të Sumy-t dhe sulmuesve rusë.
Sipas BBC, Sumy – me një popullsi prej më shumë se 260,000 banorësh – është një kryeqytet rajonal që shtrihet më pak se 30 km (19 milje) nga kufiri rus.
Heavy fight over Sumy, #Ukraine pic.twitter.com/MS581L22gQ
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) February 25, 2022
Kreu i administratës lokale, Dmytro Zhyvytsky, tha se një kolonë e madhe ushtarake ruse po shkonte drejt perëndimit, duke kaluar Sumy, drejt kryeqytetit Kiev.
Ai tha gjithashtu se qyteti i afërt i Konotop tani ishte i rrethuar.
Ndërkohë disa përdorues të rrjeteve sociale kanë postuar videon e ushtrisë në Twitter, të cilën e ka shpërndarë edhe BBC.