Një aeroplan rus raportohet të jetë përplasur në një bllok apartamentesh në Kiev.
Një zyrtar i ministrisë së Brendshme ukrainase ka thënë se një avion ishte rrëzuar në lagjen Darnytskyi të Kievit, shkruan BBC.
Raportet lokale thonë se një ndërtesë banimi nëntëkatëshe është djegur në Kiev.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka postuar në Twitter duke thënë se të paktën tre persona u plagosën, njëri prej të cilëve ishte në gjendje kritike, “si rezultat i një fragmentimi rakete”. Ai ka shtuar se ndërtesa ishte në flakë dhe se ishte nën “kërcënim shkatërrimi”.