Shefja e Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ishte e ftuar në emisionin “RTK Prime” në Radiotelevizionin e Kosovës, e cila me gazetaren Fitore Rexhepi foli pos gjendjes pandemike në vend, edhe për shtrenjtimin e rrymës si dhe korrupcionin.
Sipas saj, shtrenjtimi i rrymës erdhi si rrjedhojë e politikave jo të mira drejt vetëdijësimit e kursimit të saj ose zgjidhjeve tjera alternative.
“Askush nuk do të ishte në favor të rritjes së çmimeve, por një gjë e tillë ishte e paevitushme. Qeveria ka marrë masa edhe tjera si rritjen e pensioneve dhe asistencën sociale në disa kategori dhe është më mirë se siç ka qenë përpara”.
“Shtrenjtimi i rrymës është problem jo vetëm i Kosovës por global që erdhi nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nga kufizimi i përçuesit të gazit. Ne po ballafaqohemi, ashtu si edhe vendet tjera që na rrethojnë me situatë të vështirë të energjisë elektrike. Reduktimet po ndodhin si pasojë e punimeve dhe distribuimit, kurse rritja e çmimit është pasojë e rritjes së çmimit të importit. Të gjitha varen nga kërkesa se sa duhet të importojmë në raport me sa prodhojmë në bazë të tregut ndërkombëtar”, tha ajo.
Gjithashtu, ajo përmendi se nga viti 2017 deri në vitin 2021 pati 40 përqind rritje të konsumit të energjisë, rritje kjo e paimagjinueshme.
Sipas, Kusari-Lila shprehet se këtë situatë po e shtyjnë përmes konsultimeve që mbi 60 përqind e amvisërive mos të ndikohe nga rritja e kapaciteteve me 600 kë/h.
Gjatë emisionit u përmend edhe subvencioni për kategoritë sociale.
“Partitë opozitare kanë krijuar bindje se ne po çkapim institucionet për të kapur ne, por është e kundërta. Po shihet se ka demokraci funksioale që po ndodhë në institucionet tona. Për mua nuk është i rëndësishëm viti se ka vlerësime tjera. Gjatë mandatit do të kemi rast të tregojmë qëllimet dhe jemi në rrugën e drejtë. Në vitet në vijim do të shihen efektet më thellësisht të punëve tona”, tha Kusari-Lila.