Mërgimtari e veprimtari ,Sali Rexhaj ka komentuar deklaratat e Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Postimi i plotë i tij :
Ne vazhden e deklaratave te pakuptimta zonja Schwarz paska deklaruar se ne diplomaci te Kosoves duhet angazhuar me shume te rinje nga mergata, sepse ata jane me te pergaditur se sa moshataret e tyre ne Kosove.
Kjo eshte deklarate shume pa lidhje dhe kryekeput per ta mashtruar mergaten me qellim te vetem qe tu merren votat.
Pike se pari te rinjet e mergates te cilet studjojne jasht shum pak kan njohuri per Kosoven, se dyti ata nuk e njohin mire gjuhen, kulturen e historine e Kosoves, ndersa kryesorja eshte se nuk munde te shpresohet se te rinjet e arsimuar shkojne per te punuar ne Kosove ku paga minimale eshte 140 euro, kurse ne Zvicer bie fjala paga minimale eshte 4 000 franga, mbi 3 700 euro. Zonja ne fjale si duket ende nuk eshte e informuar se nga 100 000 te rinje mbrenda aplikijne per viza ne ambasada te huaja per te ikur nga Kosova.
Kosova diplomacine munde ta rekrutoj e aftesoj vetem ne Kosove, sepse shtetin e Kosoves munde ta perfaqesojne vetem ata qe rriten, shkollohen e aftesohen atje. Diplomacia nuk eshte vetem profesion, po edhe dashuri per shtetin te cilin e perfaqesojne diplomatet.
Se diapora nuk duhet te perfshihet ne poste te larta shtetrore e deshmon edhe vet fakti i perfshirjes ne kete qeveri te vet zonjes Schwarz e cile ma panjohuri, primitivizem, arrogance e amatorizem thuaja se e ka vene ne pozite shume te veshtire Kosoven, askush nuk na fton ne vizita as nuk na vjen ne Kosove, e vetmja mundesi per tu degjuar zeri i Kosoves kan mbete ambasadat e konsullatat ne te cilat flasin vetem miqte e zonjes Schwarz dhe anetaret e perkrahesit e Listes Guxo ne mergate.
Hiq me te mire nuk jane as ministri i mbrojtjes i cili ka problem qe te komunikoj ne gjuhen shqipe, ndersa minister i shendetesise u soll nje pensionist i cili aty eshte vetem per hobi e humbje kot te kohes. Nuk eshte larg dita kur ky do te vije ne pune hypur mbi kali, si kauboj.