Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se po punohet në cështjen e njohjeve të reja, por nënkuptoi se për disa detaje ‘nuk mund të çelet’.
“Ka ngecje të vazhdueshme edhe në vitet e kaluara, MPJ, Qeveria, Presidenca, punojmë në mënyrë të vazhdueshme, për njohjet e reja, në baza ditore, progresin që e kemi aty këtu nuk do të mund ta them sot publikisht në këto suaza, për shkak se janë tema sensitive që rrezikojmë ti cojmë në drejtim të gabuar në momentin që flasim publikisht rreth tyre. Prandaj kërkoj durimin tuaj, kur të jenë të dukshme rezultatet, me kënaqësi do t’i komunikojmë”, tha Gërvalla