ish kryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë që bizneset vendore asnjëherë, nuk kanë qenë më të pasigurta.
Sipas tij, mosveprimi i Qeverisë ndaj krizave të shkaktuara, i shton problemet.
“Është rritur pasiguria në tregjet globale, për shkak të zhvillimeve në Ukrainë. Jam i vetëdijshëm që problemet s’i ka sjellë Qeveria ekzistuese, por mosveprimi ose veprimi i gabuar i qeverisë e rëndon barrën për qytetarët. Bizneset, kurrë në 20 vite nuk kanë qenë më të pasigurta, sa i përket politikave fiskale dhe rregullativës ekonomike të qeverisë”.
“Në sektorin publik, nuk ka asnjë investim të madh që krijon efekte multiplikues në ekonomi, për punësim, për të ardhura të përfitimit të bizneseve. Kemi parë bllokimin e OSHP-së që realisht i ka lënë të bllokuara miliona euro në Kosovë”, tha tutje Hoti në seancën e sotme të Kuvendit.