Analisti Ilir Mirena, ka komentuar ‘injorimin’ që dy liderët e shtetit kanë pasur nga ata amerikanë, derisa morën pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, shkruan Gazeta Metro.
Mirena, përmes një postimi në Facebook, tha se Kurti e Osmani bashkë me Gërvallën, po ‘’sorollaten koridoreve, veç sa me ia konfirmu Borellit se janë të gatshëm të takohen me Vucic.’’
Tutje Mirena tha se asnjë personalitet i rëndësishëm nuk i ka takuar, as nuk ua ka zgjatur dorën.
‘’ Asnje personalitet i rendesishem nuk i ka taku as ua ka zgjate doren. As nuk i kane leju me vjedh ndonje selfi me personalitete te rendesishme te politikes boterore, e qe pastaj me na shit mend neve ketu’’, shkroi Mirena.
Ai tha se derisa të ‘’rritën’’ s’do ketë politikan që do ketë kohë t’i ndëgjojë broçkullat e tyre.
Postimi i plotë:
Dmth Vjosa Osmani, Albin Kurti e Donika Gervalla, qe sa dite kane shku ne Mynhen, tuj u sorollate koridoreve te Konferences, vec sa per me ia konfirmu Borellit se jemi te gatshem me u taku me Vuçiqin dhe me e vazhdu dialogun me Serbine.
Bravo bre!
Asnje personalitet i rendesishem nuk i ka taku as ua ka zgjate doren. As nuk i kane leju me vjedh ndonje selfi me personalitete te rendesishme te politikes boterore, e qe pastaj me na shit mend neve ketu.
Deri te rriten k’ta fmije, s’do te kete politikan me mend n’kry qe ka kohe me i ngu broqkullat e tyre…
“Ku ke? Ne Mynhen. Çka fitove? Tiririu tiririu…”