Leonora Jakupi ka kënduar sot në “Natën e zjarreve” në Prekaz gjatë Epopesë së UÇK’së, një ngjarje që organizohet çdo vit në Skenderaj
E këngëtarja drenicake ka qenë njëra prej atyre që ka dalë në skenë.
Ajo ishte njëra prej këngëtarëve më të njohura që mori pjesë në këtë koncert që u organizua sonte.
E këngët e fjalët e saj nuk kanë munguar.
“20 vite krenari dhe emocion! Perjetesisht faleminderit #AdemJashari #UCK”, ka shkruar Leonora në një foto që ka postuar në Instagram.
Dje, Leonora e kishte vizituar varrin e heroit Adem Jashari dhe familjes së tij.