Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi.
Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, hedh dyshime të kontrabandimi i kryëprokurorit të shtetit.
A është duke u kontrabanduar pozita e kryeporkurorit të shtetit të republikës së Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Burime kredibile dhe poashtu mirë të informuara, alarmojnë se kryeministri i republikës së Kosovës së bashku me një oligark të njohur të Kosovës, kanë përcaktuar kryeprokurorin e ri të shtetit, dhe se procesi i zgjedhjës së tij është vetëm formal.
Referuar këtyre informacionëve kërkoj urgjentisht shkelqësisë së tij ambasadorit Jeffrey M.Hovenier, poashtu ambassadorit të ambasadës Britaneze z.Nicholas Abbott si dhe ambasadorëve të ambasadave Gjermane, Franceze dhe Italiane, që menjëher të ushtrojnë autoritetin e tyre si garantuese e procesësve integruese në republikën e Kosovës, që edhe në këtë rast të garantohet një proces demokratik dhe koherent.
Prokuroria e shtetit të Kosovës duhet mbetur si njëri nga asetët kryesore të sigurisë juridike dhe ekonomike në Kosovë, andaj ky është momenti i fundit për të rikthyer besimin tek qytetarët, dhe gjithashtu për të ndalur eksodin e qytetarëve nga Kosova. Në të kundërtën eksodi do të jetë vetë gangrena e Kosovës, dhe sigurisht se përgjëgjës do të mbesin përpos atyre që e shkaktojnë këtë insinuatë, edhe ata të cilët nuk e parandalojnë.