GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Me sa vite burg mund të dënohen kosovarët nëse shkojnë të luftojnë në Ukrainë?

19/02/2022
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Pjesëmarrja në luftime të huaja jashtë shtetit të Republikës së Kosovës është i dënueshëm me ligjet në fuqi. Vetëm pjesëmarrja dënohet me 3-15 vite burgim, ndërsa organizimi dhe udhëheqja e grupeve për dërgim me qëllim lufte në shtetet e tjera dënohet me 5-15 vite burg efektiv. Ditë më parë, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, ka bërë të ditur se qytetarë të Kosovës i kanë kërkuar atij t’u tregohet se si të shkohet në Ukrainë.

Për sanimin me ligj për pjesëmarrësit në lufta të huaja ka folur për Lajmi.net avokati Asdren Hoxha me anë të një prononcimi me shkrim.

Pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në lufta të huaja jashtë vendit, sipas Ligjit 05/L-002, organizimi dhe udhëheqja janë të dënueshme nga 5-15 vite burgim. Ndërkaq, pjesëmarrja e thjeshtë dënohet nga 3-15 vite burgim”, ka deklaruar ai për mediumin.

Hoxha iu është referuar Ligjit Nr.05/L-002, më saktësisht nenit 3 pika 1 dhe 3, i hyrë në fuqi më 2015-ën për herë të parë, përgjatë periudhës së mandatit të ish-presidentes, Atifete Jahjagës.

Siç përkufizon pika 1 e nenit 3, “Kushdo që organizon, rekruton, udhëheqë apo trajnon personat ose grupe të personave me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite”.

Ndërkaq, pika tre e po të njëjtit nen të Ligjit për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit, thekson se “Kushdo që merr pjesë në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht , në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite”.

I njëjti nen, pika katër, edhe nxitjen në pjesëmarrje të luftërave të huaja, qoftë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuele, duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në rrjetet sociale ose në çfarëdo forme tjetër të komunikimit, thërret ose nxit të tjerët për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vite”, thuhet në këtë pikë.

Konflikti Ukrainë-Rusi është bërë pikë e nxehtë dhe diplomatët ndërkombëtar po paralajmërojnë për përshkallëzim të situatës në shtetin ukrainas. Në zonat si Donbas, separatistët rusë kanë filluar të nxisin propagandën me anë të shpërthimeve të mjeteve ushtarake e mjeteve të gazit. Përfaqësues diplomatik të SHBA-së e kanë konsideruar këtë si “gjetje preteksti” për shpërthim lufte.

Disa kosovarë, duke iu referuar deklaratave të ambasadorit ukrainas në Shqipëri, kanë shprehur interesim që të bëhen pjesë e luftës atje.

“Jemi të vetëdijshëm për mbështetjen e shprehur nga zyrtarët e Kosovës. Përveç kësaj, na drejtohen edhe qytetaret e Kosovës, me propozime dhe pyetje si shkohet në Ukrainë, për të marrë pjesë në mbrojtën e Ukrainës. Të gjitha këto propozime dhe thirrje në e transmetojmë ministrisë sonë. Ukraina është ende në fazën e studimit të çështjes së njohjes së Kosovës”, ka deklaruar Volodymyr Shukurov, ambasador i Ukrainës në Shqipëri, për Euronews Albania.

Karshi pretendimeve për pjesëmarrës nga Kosova në luftën e Ukrainës, nuk ka pasur asnjë qëndrim zyrtar nga institucionet kosovare. Megjithatë, shefi i kabinetit të Presidencës, Blerim Vela, ka përgënjeshtuar deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili pretendoi se Kosova dhe vendet e rajonit po rekrutojnë militantë për në Ukrainë.

“Akuza e rreme e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov, se #Kosova po dërgon mercenarë në Donbass, është pjesë përbërëse e fushatës dezinformuese që kërkon të justifikojë agresionin ushtarak kundër #Ukrainës. Kosova përkrah aleatët e saj dhe Ukrainën në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë”, u tha në një postim të tijin në ‘Twitter’.

Përfaqësues të të gjitha shteteve të rajonit e kanë mohuar një gjë të tillë, madje disa janë tallur me pretendimet e Lavrov.

Ish-diplomati i Shqipërisë, Pandeli Majko ka kërkuar përgjegjësi nga ambasada ruse atje lidhur me këto deklarata.

“Ne do të inicojmë hetim zyrtar në ambasadën ruse në Sarajevë për këtë deklaratë. Nëse Lavrov ka disa informacione për aktivitete të tilla në Bosnje, shpresoj që, përpara se t’i zbulojë ato, t’i ndajë ato me shërbimet tona të sigurisë“, deklaroi me ironi në anën tjetër Bisera Turkoviq, Ministre e Jashtme boshnjake.

Tags: jashte venditkosovaretligjiLuftat
ShareTweetShare
Previous Post

Uashingtoni thotë se trupat ruse pranë Ukrainës janë “gati për të goditur”

Next Post

Qytetari: Në Zabel të Drenasit për një qime të flokut ishte duke më mbytë një kerr i policisë që përcillte liderët e shtetit

Next Post

Qytetari: Në Zabel të Drenasit për një qime të flokut ishte duke më mbytë një kerr i policisë që përcillte liderët e shtetit

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.