Kryeministri Albin Kurti tha shtrenjtimi i rrymës në Kosovë te xhepi i qytetarit është minimal.
Sipas tij kuleta e shtetit e ka paguar shumë më tepër sesa qytetari i Kosovës.
Për këtë Kurti fajin ua lë mos ndërtimin e kapaciteteve për energji dhe rritja në bursë e rrymës, e cila ka bërë që të rritet edhe çmimi i rrymës.
Në mungesë të kapaciteteve që ka Kosova nuk arrihet ajo që kërkohet dhe janë detyruar të importojnë. Qytetarët sa më shumë ta kursejnë rrymë sepse kursejnë për vete por edhe kursejnë kuletën e shtetit”, tha Kurti në intervistë për transmetuesin publik.
Ai tha se çmimi i rrymës në Kosovë nuk është i shtrenjtë në krahasim me vendet tjera, por që siç tha Kurti çmimi do të ishte edhe më i lirë sikurse do të ndërtoheshin termocentralet e reja.
Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për “ngritje në ekonomi” nën qeverisjen e tij ndërkohë që tha se njohjet kanë ngecur dekadën e fundit për shkak të dialogut asimetrik.
“Shumë shtete që nuk na kanë njohur e kanë përdorur dialog si pretekst për mos njohje”, tha Kurti.