12 vite pas shpalljes së Kosovës shtet krerët e shtetit ishin mbledhur në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Në pritjen e organizuar nga presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Gjatë kësaj pritje shtetërore Thaçi e Kurti kishin shtrënguar duart, pavarësisht raporteve të ftohta në mes tyre.
Në fjalimin e tij, Thaçi kishte deklaruar se se liria dhe pavarësisë është meritë e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe kishte theksuar se mbetet shumë punë për të bërë në arritjen e objektivave ndërkombëtare.
Sot, në 14 vjetorin e pavarësisë, ish-presidenti Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në Hagë ua ka uruar festën prindërve të tij përmes një bisede telefonike.
Kështu bëri të ditur Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në anën tjetër krerët e shtetit, sot pas një seance solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës vazhduan në sheshin kryesor të Prishtinës ku u mbajt edhe ceremonia e parakalimit të Ushtrisë së Kosovës.