Me rastin e 14 vjetorit të Ditës së Pavarësisë, sot në Bulevardin “Nënë Tereza” dhe Sheshin “Zahir Pajaziti”, kuadratet e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me ato të Policisë së Kosovës, parakaluan para qytetarëve.
Ceremonia e parakalimit, u realizua me urdhrin e Komandantit Suprem të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Presidentes së Republikës Vjosa Osmani – Sadriu, dhe të drejtuar nga Zv. Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi.