GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

ShBA-ja: Do të qëndrojmë krah jush, pavarësia dhe sovraniteti janë të pacenueshme

17/02/2022
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka uruar qytetarët e Kosovës në 14 vjetorin e pavarësisë, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

Blinken në një deklaratë në 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë thekson se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme dhe të pacenueshme, ndërsa u shpreh ndërtimi i institucioneve demokratike dhe gjithëpërfshirëse kërkon këmbëngulje.

Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në vlerat tona të përbashkëta demokratike. Si një nga demokracitë më të reja në botë, Kosova dhe qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për përparimin që keni bërë gjatë këtyre 14 viteve. Ne jemi krenarë t’ju mbështesim në këtë përpjekje”, thuhet në deklaratën e sekretarit amerikan, Blinken, raporton Telegrafi.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Kosovës derisa ajo punon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

Ne presim që Kosova me të drejtë të zërë vendin e saj përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe ritheksojmë mbështetjen tonë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyrë për të arritur një marrëveshje për marrëdhëniet e normalizuara, të përqendruara në njohjen reciproke”, thuhet në deklaratën e sekretarit amerikan.

Ai po ashtu thekson se SHBA-të i janë mirënjohës lidershipit të Kosovës për bujarinë e treguar në pritjen e afganëve të cenueshëm dhe kontributin e Kosovës për sigurinë dhe stabilitetin global.

“Iu uroj paqe, prosperitet dhe shëndet të mirë popullit të Kosovës, ndërsa vazhdoni rrugëtimin tuaj demokratik. Ne do ta forcojmë miqësinë tonë të palëkundur, së bashku”, thuhet në fund të deklaratës së Blinken në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Tags: kosoveshba
ShareTweetShare
Previous Post

Ngritet flamuri shtetëror në objektin e Qeverisë

Next Post

Zemaj pasi LDK e lëshoi seancën: Kurti e përdori ditën e pavarësisë për sulme ndaj opozitës, mediave…

Lajmet e fundit

Bordi i ZRrE-së dhe shefat e ndërmarrjeve diskutojnë për liberalizimin e tregut të enërgjisë

Bordi i ZRrE-së dhe shefat e ndërmarrjeve diskutojnë për liberalizimin e tregut të enërgjisë

23/05/2025
Aktakuzë ndaj një të dyshuari për spiunazh: Informacionet ia përcolli zyrtarit të BIA-së

Aktakuzë ndaj një të dyshuari për spiunazh: Informacionet ia përcolli zyrtarit të BIA-së

23/05/2025
Nga 26 maji deri më 9 qershor, Kosova do jetë nikoqire e “Defender Europe 2025”

Nga 26 maji deri më 9 qershor, Kosova do jetë nikoqire e “Defender Europe 2025”

23/05/2025
Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërpska

Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërpska

23/05/2025
Gjykata e dënon me 5 vjet e gjashtë muaj burgim Çaslav Joliqin, të akuzuarin për krime lufte

Gjykata e dënon me 5 vjet e gjashtë muaj burgim Çaslav Joliqin, të akuzuarin për krime lufte

23/05/2025
Brad Pitt ka ndryshuar shumë në dukje, tani më flokë të shkurta

Brad Pitt ka ndryshuar shumë në dukje, tani më flokë të shkurta

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Bordi i ZRrE-së dhe shefat e ndërmarrjeve diskutojnë për liberalizimin e tregut të enërgjisë

Bordi i ZRrE-së dhe shefat e ndërmarrjeve diskutojnë për liberalizimin e tregut të enërgjisë

23/05/2025
Aktakuzë ndaj një të dyshuari për spiunazh: Informacionet ia përcolli zyrtarit të BIA-së

Aktakuzë ndaj një të dyshuari për spiunazh: Informacionet ia përcolli zyrtarit të BIA-së

23/05/2025
Nga 26 maji deri më 9 qershor, Kosova do jetë nikoqire e “Defender Europe 2025”

Nga 26 maji deri më 9 qershor, Kosova do jetë nikoqire e “Defender Europe 2025”

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.