Kosova, ky shtet i vogël me sfida e probleme, por me shumë dashuri, feston sot ditëlindjen e 14-të.
Të dielën e 17 shkurtit të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.
Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Deri më tash Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli.
Për nder të këtij përvjetori janë organizuar një sërë aktivitete nga institucionet e vendit.
Duke filluar nga ora 08:00, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, e kryekuvendari Glauk Konjufca, do ta bëjnë ngritjen e flamurit në oborrin e Qeverisë.
Po ashtu Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne duke filluar nga ora 11:00.