Gazetari Valon Syla, ka kërkuar dorëheqje të menjëhershme nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, dhe diplomatit kosovar, Prindon Sadriu.
Këtë kërkesë e ka shtruar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, pasi që Sadriu i ka quajtur mediat si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Ndërsa, ministrja Gërvalla e ka arsyetuar teksa ka thënë se deklarata e Sadriut nuk ishte e Prindonit diplomat por e Prindonit bashkëshort.
“Prindon Sadriu dhe Donika Gërvalla menjëherë të japin dorëheqje. Qysh e shkarkuat një Kosovë, e Prindoni qenka prind e bashkëshort, e na tjerët në Kosovë qenkemi beqar a çka”, ka shkruar Syla.
“Qohuni more ecni prej aty. Shpejt”, shtoi ai.
“Ku është shoqëria civile. Ku janë opozita?
Për mua prej sot jeni regjim, jo qeveri. Edhe atë të gërditshëm”, përfundoi Syla. /Lajmi.net/