Në Kosovë, muajt e fundit ka pasur rritje të çmime në produkteve bazë.
Rritja më e madhe është vërejtur në produktet bazë ushqimore si vaji, sheqeri, sheqeri, prodhimet e qumështit dhe mishrat.
Së fundi, rritje e dukshme po vërehet edhe në sektorë tjerë.
Rritje ka pasur në çmimin e biletave, në energji elektrike, në pagesën për kopshtet e fëmijëve, derisa është paralajmëruar rritje edhe më e madhe e derivateve dhe miell e bukë.
Se pritet të ketë shtrenjtim të miellit e thonë edhe nga mullisët.
Kështu kanë njoftuar për Front Online nga Fabrika e Miellit “Euro-Ver”.
“Nuk jemi të sigurt që do të ketë shtrenjtim të miellit por ka gjasa që të ketë, arsyet për shtrenjtim janë që ka rritje në vendet ndërkombëtare padyshim që vije edhe në Kosovë rritja”, thuhet në përgjigjen e tyre.
ë hënën kompania “Sharri” në Prishtinë ka bërë të ditur që është rritur çmimi i biletës së autobusëve të linjës Prishtinë-Gjakovë.
Nga katër euro sa ishte çmimi i biletës tani është vërë pesë euro.
E, kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj në një prononcim për Front Online ka thënë se nuk ka ndryshim të madh të çmimeve të biletave.
“Biletat e autobusëve janë duke u shtrenjtuar në disa destinacione, secila kompani i ka marr vendimet e tyre ato kompani janë të pavarura në vendosjen e çmimeve, mesa kam parë unë nga Rahoveci dhe nga Gjakova ka pasur lëvizjeve të biletave por nuk është ndonjë ndryshim i madh në çmim”, potencoi Kurtishaj.
Sipas tij, rritja e çmimeve të naftës është e pashmangshme rritja e çmimeve të biletave në transportin rrugor.
“Ky shtrenjtim po vjen nga rritja e çmimeve enorme të naftës duke marr parasysh që sektori i transportit rrugor të udhëtarëve , bazuar në rritjen e çmimeve të naftës është e pashmangshme edhe ngritja e biletave të autobusit”, u shpreh ai.
Rritje është paralajmëruar edhe nga kompanitë e taksive. Ata thonë se kanë bërë kërkesë në Komunë që pas rritjes së çmimit të derivateve, të rritet edhe çmimi i startit për udhëtim.