Nesër shënohet 14 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën për ditën festive.
Qeveria do të fillojë ditën me me vendosje kurorash tek kompleksi Adem Jashari në Skenderaj nga ora 09:10.
Kurti do të vendosë kurora lulesh edhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova në ora 10:30, e më pas edhe pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi.
Nga ora 11:00, do të ketë seancë solemne të Kuvendit të Kosovës. Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, nga ora 14:00 shefi i qeverisë do të marrë pjesë në përurimin e librit “78 Ditë Bombardime të NATO-s”.
Agjendën e ditës së nesërme kryeministri Kurti do ta përfundojë me koncert në Kino Armata në kryeqytet./Indeksonline/