Në emisionin Debat Plus te Ermal Panduri është diskutuar për fitoren e 14 shkurtit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti. Aty është diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik, ku shumica e analistëve e kanë kritikuar Qeverinë Kurti në këtë aspekt.
Analisti Imer Mushkolaj ka treguar se “Pasi po flasim për import, qe një shembull, qe një shembull konkret që po më shkruan një shikues i rregullt i Debat Plusit, ai merret me importin e dërrasave, po thotë, shumë e rëndësishme, një kamion dërrasa unë e kam paguar TVSH-në 4000 euro më herët, tash për të njëjtin kamion paguaj TVSH-në 6300 euro. Atëherë i kam ble dërrasat 11 euro, ndërsa tani 20 euro”.
Poashtu edhe analisti Visar Ymeri ka thënë se rritja e ekonomisë nuk është meritë e Qeverisë Kurti sepse ka pas importe më shumë, rritje të çmimeve e edhe trusti 200 milionë të trustit të mundësuara nga Qeveria Hoti.