Albin Tahiri mbylli garimin e tij në sllallom të madh në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin. Ai u rendit në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues gjithsej.
Arritja e tij më e madhe në këtë Olimpiadë Dimërore ishte vendi i 15-të në disiplinën e kombinimit alpin,
Garimi i tij është transmetuar edhe në Radio Televizionin e Serbisë, bashkë me flamurin e Republikës së Kosovës.
E kjo, siç duket i ka penguar një gazetareje serbe, e cila ka reaguar në profilin e saj në Twitter.
“Zonja dhe zotërinj, RTS paraqet para jush. Çka është kjo?”, ishte reagimi i saj.
Kujtojmë se Kosova po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për herë të dytë. Herën e parë kishte marrë pjesë veteëm me Albin Tahirin, kurse këtë herë ishte edhe skitarja, Kiana Kryeziu. /Gazeta Express/