Në njoftimin e FSShK-së, bëhet e ditur se arsyeja e kësaj kërkese është pasi që sipas tyre, ministri Latifi nuk ka reaguar pas deklaratës së tyre për Ligjin për Paga, transmeton lajmi.net.
Pas lajmit të publikuar në media shprehim indinjatën tonë të thellë se ju si ministër nuk reagoni për ngritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësor. Andaj, nga ky moment pasi që Ju jeni apatik ndaj kërkesave tona do të kërkojmë edhe dorëheqjen tuaj”, thuhet në njoftim.
Tutje, FSShK-ja ka akuzuar ministrin Latifi për neglizhencë ndaj shëndetësisë.
“Z. ministër, ju keni ardhur tërësisht me një demagogji se si do të bëhet shëndetësia pas 30 vitesh,por duke e parë që ju nuk e keni interesimin as më të vogël për shëndetësi ose veproni ose ikni”, thuhet në njoftimin e FSShK-së.