Ish-ushtari amerikan që luftoi për UÇK-në, Michael Spath, ka komentuar regjistrimin e Listës Guxo si parti politike në Kosovë.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, është zgjedhur kryetare e këtij subjekti deri në zgjedhjet e ardhshme të brendshme të këtij subjekti.
Spath ka bërë një kritikë në një koment në Facebook pas këtyre zhvillimeve, duke thënë se Gërvalla-Schwarz është më e përfshirë në zhvillime të brendshme se sa duke e kryer punën e saj si diplomate.
“Pse një ministre e jashtme është më e përfshirë në çështjet politike kombëtare në vend të sigurisë së Kosovës në prag të një lufte brenda Evropës”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka dalë në një konferencë për media pas regjistrimit të Listës Guxo si parti politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Gërvalla tha se Lista Guxo është parti e qendrës së djathtë, në të cilën mirëpritet kontributi i të gjithëve.