Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur të dobët Qeverinë Kurti, në një-vjetorin e mbajtjes parlamentare, ku LVV fitoi 50.28 për qind.
Tahiri u deklarua pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku të enjten pritet të mbahet seanca e radhës.
“Fatkeqësisht kemi të bëjmë me një qeveri të dobët, me një qeveri e cila që përveç shtrenjtimit të rrymës, mungesës së vizonit në politikën e jashtme, dialog, s’ka prodhu diçka. Kjo qeveri për këtë vitë do të njihet si qeveria më e dobët në historinë e pasluftës”, tha Tahiri.