Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka reaguar për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania. Ai ia ka lënë goxha shumë meritat qeverisë Kurti për këtë marrëveshje
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ky sukses është rezultat i një angazhimi të madh të ekipeve tona.
“Ky sukses është rezultat i një angazhimi të madh të ekipeve tona, të cilët gjej rastin ti falënderoj për punën e tyre të palodhshme si dhe kërkesa më e shpeshtë e qytetarëve tanë kudo nga Gjermania. Që nga marrja e detyrës kemi punuar intensivisht që ky proces të përfundojë suksesshëm dhe sa më pare. Lehtësimi i jetës dhe veprimtarisë suaj është përgjegjësi e jona në bashkëpunim me shtetet aleate ku ju jetoni. Në të gjitha takimet me homologët e mi kam ngritur këtë dhe çështje të tjera për ju”, ka shkruar Sveçla.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar sot se ka kaluar propozimi për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës në Gjermani.
Ajetit në një postim në Facebook ka thënë se, pro këtij propozimi kanë qenë 69 vota.
“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Ajet