Përdoruesit e TikTok po paralajmërohen të shmangin përpjekjet e një tendence të re të rrezikshme që mund të shkaktojë probleme të shëndetit mendor.
Ky trend ka të bëjë me atë që njihet si “peshkimi i mukusit” dhe ekspertët po paralajmëruar se trendi mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e syve dhe mirëqenien mendore.
Ndonëse mund të duket si një trend i ri, ai mund të shkaktojë infeksion, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Shumica e njerëzve që përdorin një syth pambuku, pelhure ose gishtat e tyre për të nxjerrë vargjet e mukusit që mund të formohen në syrin tuaj, të njohur si peshkim, duhet ta kuptojnë se një gjë e tillë është shumë e dëmshme.
Dr. Anthony Youn, më parë paralajmëroi njerëzit kundër trendit viral, duke u bërë thirrje që të mos e praktikojnë.
“Unë rekomandoj shumë të mos e provoni këtë pasi sa më shumë mukozë të hiqni nga sytë tuaj, aq më shumë ajo rishfaqet. Kjo mund të shkaktojë acarim e parehati, është më mirë të lini mukozën dhe të këshilloheni me mjekun”, u shpreh ai.
E derisa është e qartë se kjo mund të irritojë sytë tuaj, një psikolog thotë se ka ndikim edhe në shëndetin mendor.
Drejtori klinik në Vyas Lee Practice, Jordan Vyas-Lee tha se sindroma e peshkimit të mukusit ka të ngjarë të sjellë një çrregullim të sjelljes përsëritëse të fokusuar në trup.
Çrregullimet e zakonit si sindroma “Mucus Fishing” kanë një sjellje të përsëritur në thelbin e tyre. Ky kompulsivitet i dukshëm i sjelljes është karakteristikë e përbashkët me OCD. Por. çrregullimet e zakonit rregullohen kryesisht nga pjesët e trurit që merren me sjelljen e automatizuar në mungesë të të menduarit ose ankthit”, u shpreh ai.