Kristë Gjokaj, komandant i Policisë në Gjakovë, ka shkruar rreth Protestes së Vetëvendosjes të 10 shkurtit 2007
Statusi i tij i plotë
10.02.2007 Isha Protagonisti kryesor!
E kam thene edhe nje vit me par ne nje postim retrospektiv por edhe ne seancen gjyqesore ndaj Albin Kurtit se une personalisht me njesine time kam bere te pa munduren per te ndaluar pjestaret e njesive speciale Rumune per te shkaktuar edhe me shume deme ndaj protestuesve ne protesten e pergjakshme te asaj dite.
Ju gatantoj se po qese do te tregohesha indiferent ne vendimarrje numri i te vrarve do te ishte shume me i madh nga se potenciali i pjestarve te policise Rumune ishte ne disfavor te protestuesve.
Gatishmeria ime dhe njesise time ka qene edhe me e madhe, pertej njohurive te juaja dhe pamjeve filmike, duke llogaritur edhe ne konfrontikim me Rumunet gje e cila ndodhi, edhe pse komunikimi me zingjirin komandues ishte i pamundur me perjashtim te nje eprori i cili me ka perkrahur dhe sygjeruar qe te pamundesojme maksimalisht operimin e njesise speciale Rumune, dhe ne kete pike ndergjegjejen e kam te paster.
Eshte e qarte per mua si nje profesionist me pervoje te gjate policore se jo çdo here ndeshkohen fajtoret per veprat e kryera, por eshte brengosese se si padrejtresisht atakohen pikerisht ata te cilet rrezikuan dhe sakrifikuan edhe vehten per tju dale ne ndihme qytetarve te vet. Ngjajshem si ne konfrontimin me policet rumun per te parandaluar vrasjet potencialisht te shumta, ne ashtu vepruam edhe me grabites ne Gjakove , me te vetmin qellim mbrojten e jetes dhe sigurine e qytetarve.
“Shperblimi” te cilin mora une se bashku me koleget duhet tju sherbej vendimarseve ne rrethanat e ardhshme ne te cilat mund te gjenden pjestaret e PK. Mos harroni polici ka sekondat ne dispozicion per te marre nje vendim….e ju te tjeret keni kohen e botes ne dispozicion per te gjykuar!
/Gazeta Papirus/