Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se ndjen keqardhje për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas saj me zemër dhe shpirt e kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës, shkruan Gazeta Express.
Ajo tha se deputetëve të VV-së u mungon guximi për ta kundërshtuar këtë vendim.
Hiç mos um dëgjoni. Absolutisht mos më dëgjoni. Për mua është e dhimbshme dhe sinqerisht kurrë asnjë ditë nuk më ka ardhur më keq se sot prej juve, mesit të sallës për të vetmen arsye se e besoj se si ndiheni sot. Me zemër e me shpirt ju jeni kundër këtij vendimi dhe jeni me qytetarët e Republikës së Kosovës. Fatkeqësia më e madhe3 është mungesa e guximit”, ka thënë ajo.
Në seancën e jashtëzakonshme ku po debatohet për shtrenjtimin e rrymës, Musliu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është frikacak sepse nuk po guxon të përballet me problemin që u ka shkaktuar qytetarëve.
“E pata thënë pa do dite në këtë foltore dhe në kjëtë parlament që Albin Kurti ose kryeministri i vendit tonë është frikacak. Ko po dëshmohet edhe sot. E shihni sa frikacak që është përveç që nuk guxon vetë të vijë të përballet me problemin që u ka shkaktuar qytetarëve të Kosovës, ai i detyron edhe ministrat që mos të jenë sot në sallë. Nuk i duhet këtij vendi një Qeveri frikacake. E ke marr vendimin, hajde ballafaqohu, e ke mbështet këtë vendim hajde ballafaqohu, por jo me ikë mos ikë sepse nuk mund t’iu ikësh qytetarëve të Kosovës. Ai përveç se është frikacak e mashtrues është edhe një hajgaregji i madh, e keni parë se si bënë hajgare me popullin, gjatë gjithë ditës sot ka bërë ekzibicione në Facebook-un e tij duke u munduar t’iu shpjegoj tarifat qytetarëve të Kosovës e duke tentu për t’i mashtruar”, ka thënë Musliu.
Musliu më tutje krahasoi edhe qeverisjen e Albin Kurtit me ato të ish-kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.
“Hashim Thaçi ka me u mbajt mend që i ka rritë rrogat 100% në këtë vend. E mbajnë mend ata që i kanë marrë benifitet. Ramush Haradinaj ka me u majt mend për takën 100%, e Albin Kurti ka me u mbajtë mend për rritjen e tarifave 100%. Ky është një kryeministër frikacak”, ka thënë ajo.