Edhe analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar llidhur me sulmin që ju bëri mediave bashkëshorti i presidentes Osmani.
Statusi i tij :
Presidentja Vjosa Osmani vetë ka pranuar më 2020 se që nga viti 2012 jeton në Prishtinë. Megjithatë, ajo ka marrë para ndër vite, si kompensim për udhëtim, sa ka qenë deputete. Ndonjë këshilltar i saj mund të bëjë përpjekje të kota për ta arsyetuar. Por faktet janë fakte dhe nuk tjetërsohen as me sulme e akuza ndaj gazetarëve dhe mediave.
Nëse thotë se është ndryshe nga ata që ajo i quan “keqpërdorues recidivistë të pushtetit”, atëherë presidentja duhet të flasë publikisht, e të mos fshihet herë pas bashkëshortit, herë pas këshilltarëve. E ulët, fort e ulët kjo qasje dëshpëruese për t’u arsyetuar me çdo kusht.
/Gazeta Papirus/