Analisti politik, Bardhyl Meta i ka reaguar publicistit Veton Surroi i cili ka komentuar projektin e Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë në kohën e qeverisjes së Rexhep Mitrovicës.
Veton Surroi, i cili është djali i Rexhai Surroit, funksionarit të Kosovës komuniste në ish-Federatën Jugosllave, ka publikuar një fotografi në të cilën Xhafer Deva shfaqet në shoqërinë e një oficeri të Vermachtit gjerman dhe një ish-lideri çetnik serb.
Bardhyl Meta ka reaguar ndaj publikimi të fotografisë nga ana e Surroit duke thënë se nuk është e thjeshtë ashtu siç po e interpreton ai dhe se po shtrembëron të vërtetat.
Postim i tij i plotë:
S’ËSHTË KAQ E THJESHTË, z. VETON SURROI, sa t’Interpretohet se shkojë Çetniku Kosta Pećanac, dhe “erlli dita” e Çlirimit me Aleksandër Rankoviqin, dhe kështu u vunë themelet e “Kosovës së Pavarur” – kur u “mund një fotografi”!?
Veton Surroi, një publicist dhe shkrimtar i shquar, paska reagur sot rrufeshëm rreth (kundër!) restaurimit të shtëpisë së një familjeje Kosovare me nam shumë të madh atdhetar, patriotik e intelektual – shtëpisë së Xhafer Devës!?
Bie në sy, se Surroi e paska pritë, gjatë e gjatë rastin, që kaq rrufeshëm të dale me një fotografi nga arkivi tij, ku siç shkruan shifen: “Një oficer i Vermaktit [Forcave të Armatosura të Gjermanisë Naziste, v.j] me dy kolaboracionistët: liderin çetnik Kosta Peçanac dhe z. Xhafer Deva. Podujevë/ 1941”!
Veton Surroi, përmbledh me po t’njejtën frymë, rrufeshëm dhe thukët konkludimin e tij rreth kalvarit shekullorë t’Çlirimit dhe Pavarësimit të Kosovës, duke zhvendos t’vërtetën praptas, 1945-ën me 1999-ën!
Surroi shkruan: “Kosova e pavarur, ishte ndërtuar me vuajtje, por përfundimisht si një fitore kundër anti-fashizmit, forcës Transatlantike që triumfoi mbi këtyre në fotografi”!
Në vetëm dy pasuse, kam përshtypjen se nga z. Surroi tentohet të shtrembërohet e vërteta në lidhje me terrorin dhe etnocidin e komunizmit Jugosllav në Kosovë, duke e mbuluar gati një shekull, me hijen e Festes ndërkombëtare të Çlirimit të të gjithë globit nga Nazifashizmi!
Po pas 1944, cfarë ngjau…?!
***
Mos të harrojmë z. Surroi, se Komunizmi është kaulifikuar si ideologjia më vrastare e gjithë historisë së njerëzimit!
Mbi 94 Milion njerëz ishin viktimë e regjimeve të ideologjisë Komuniste! 65 milion në Republikën Kineze! 20 milion në Bashkimin Sovjetik; 2 milion në Kambogja; 2 milion Korea Veriore; 1.7 milion Etiopia; 1.5 milion Afganistani; 1 million në Bllokun Lindor Europian; 1 milion Vietnami; etj, etj…!
– Në Kosovë në vitin 1944-45, s’ka hyrë si Çlirimtare ushtria e SHBA-ve dhe aleatëve, por një palë Çetnik janë zëvendësuar me Çetnik të tjerë me ylli sovjetik n’ball!
Më shkurt e shqip, ka shkuar Kosta Pećanac dhe është zëvëndësuar me Aleksandar Ranković, Miladin Popoviqin e shpurën tjetër rrogtare komuniste, filluar me Ali Shukrin e deri te Rrahman Morina këtej, e Enver Hoxha andej…!
***
Dokumentet, Iniciativat dhe Rezolutat e Bashkimit Europian mbi “Krimet e Kryera nga Regjimet Totalitare”
– Për të përkrahur politikat e kujtesës në vendet dhe shoqëritë që dolën nga diktaturat komuniste, Këshilli i Europës, dhe më vonë Bashkimi Europian, ndërmorën një sërë iniciativash dhe rezolutash në ndihmë të procesit të analizës dhe ndarjes me totalitarizmat komuniste!
- Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (KE) për “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste” (1996);
- Deklarata e Pragës “Mbi ndërgjegjen europiane dhe komunizmin” (2008) që përcaktonte angazhimin për të dënuar krimet e komunizmit, sipas praktikës së Gjyqit të Nyrenbergut, si krime kundër njerëzimit; 3. Dëgjesa Publike Europiane mbi “Krimet e Kryera nga Regjimet Totalitare” (2008) dhe të
- Ajo e Asamblesë Parlamentare të KE mbi “Domosdoshmërinë për dënimin ndërkombëtar te krimeve te regjimeve totalitare komuniste”(2006) etj.
- Më 2 prill 2009, Parlamenti Europian shkoi më tej duke apeluar në një rezolutë të re “Mbi ndërgjegjen europiane dhe totalitarizmin” dhe rëndësinë e mbajtjes gjallë të kujtesës mbi të shkuarën sepse “nuk mund të ketë pajtim pa të vërtetën dhe përkujtimin”.
Përmes këtyre rezolutave, Europa u kërkonte qeverive postkomuniste të distancoheshin qartësisht nga krimet e regjimeve komuniste totalitare dhe t’i dënonin ato pa asnjë ambiguitet.
Pra, s’është kaq e thjeshtë, z. Surroi, sa t’thuhet shkojë Çetniku Kosta Pećanac, dhe “erlli dita” e Çlirimit me Aleksandër Rankoviqin, dhe kështu u vunë themelet e “Kosovës së Pavarur” – kur u “mund një fotografi”!?
Apo’jo!?
p.s. Lexo pak shkrime, rreth Titos dhe Kosta Pecancit:
– “Titu je četnik Koste Pećanca nabavio lažne isprave.
“On je napustio Beograd 16.septembra. Kod sebe je imao lažne isprave, koje mu je preko Vladislava Ribnikara pribavio četnički vojvoda iz organizacije Koste Pećanca: na ime inženjera Petrovića, komandira čete u četničkom odredu! U njegovoj pratnji su bili upravo taj Pećančev vojvoda Milutinović kao i mlađi partijski aktivisti iz Beograda: Veselinka Maslinska i folksdojčer Jaša Rajter sa kojim je Tito tokom čitavog puta razgovarao na nemačkom.” – piše u knjizi “Srbija 1941.”