Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur ish eprorin e UÇKS-së ,në Koshare sot deputetin e kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, dhe Musa Deliu, nder të tjera Lladrovci ka shkruar.
Statusi i tij :
UÇK-ja na ka dhënë e na jep frymë lirie në çdo hap. Është zemra e kombit, zemra e shtetit tonë. I nderuar me vizitën e deputetit Hisen Berisha, Gjeneral i FSK-së në pension dhe ish ushtarin e UÇK-së, nga Rezalla, Musa Deliu, ndërmarrës i zoti në Gjermani.
Mysafirët i falënderova për vizitën dhe bisedën e këndshme, me ç’rast kemi kujtuar të kaluarën tonë të ndritshme dhe sakrificën me gjenerata për çlirim nga okupatori. Liria është vlerë e jashtëzakonshme dhe mundësi për ta fuqizuar dhe zhvilluar shtetin tonë.
Në veçanti e falënderova Gjeneralin për dhuratën e tij, stemën e UÇK-së, e cila do të ketë vend nderi në zyrën time.
Faleminderit Hisen Berisha, faleminderit Musa Deliu!
/GazetaPapirus/