Publicisti Veton Surroi ka komentuar projektin e Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë në kohën e qeverisjes së Rexhep Mitrovicës.
Veton Surroi, i cili është djali i Rexhai Surroit, funksionarit të Kosovës komuniste në ish-Federatën Jugosllave, ka publikuar një fotografi në të cilën Xhafer Deva shfaqet në shoqërinë e një oficeri të Vermachtit gjerman dhe një ish-lideri çetnik serb.E për këtë fotografi, ka reaguar publicisti tjetër nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.
Spahiu ka thënë se Veton Surroi po manipulon, duke pyetur se si do ndjehet nëse atij i publikohen fotografi me Millosheviqin në Beograd.
“Në vlugun e fushatës së Beogradit kundër Xhafer Devës, Veton Surroi përmes një fotografie të Xhafer Devës me një udheheqës lokal serb dhe një oficer gjerman, perpiqet ta poshtërojë figurën e Xhafer Devës. Shumë manipulativ a?. Tani, ne a t’ja publikojmë Vetonit fotografinë e tij me Sllobodan Millosheviqin në Beograd apo me Hashim Thaçin ne Prishtine? Me cilen fotografi do të ndjehej me keq.”, ka shkruar Spahiu, transmeton Periskopi.
Ndryshe, resataurimi i shtëpisë së Xhafer Devës u bë temë sot pasi ambasadori i Gjermanisë në Kosovës doli kundër restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, pasi sipas tij, ai bashkëpunoi me nazistët.