Sot në vendin tonë do të ketë intervale me diell në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të shtohen vranësirat.
Deri në mesditë do të jetë mot i butë, e pasdite priten reshje të shiut e borës.
Vende-vende reshjet e borës vazhdojnë edhe në mbrëmje.
Ndërsa nesër do të jetë mot i ftohtë dhe me erë, do të ketë vranësira dhe intervale me diell. Deri në mesditë përreth viseve kodrinoro-malore priten reshje lokale bore.