Një i dyshuar nga fshati Shupkovc të Mitrovicës ka përfunduar në pranga pasi i njëjti kishte postuar në rrjete sociale foto me armë zjarri AK-47.
Sipas policisë, gjatë kontrollit nuk është gjetur arma.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
Rasti shkon në procedurë të rregullt.