Në disa fshatra të Rahovecit, tash më është bërë tradicional aksioni i dhurimit të gjakut.
Njëri prej fshatrave që ka filluar dhurimin vullnetarë të gjakut, padyshim është fshati Dejnë nga komuna e Rahovecit, pastaj fshati Ratkoc dhe fshati Krushë e Madhe, ku vullnetarët japin gjak në muajin mars ” Krusha dhuron gjak përseri” duke kujtuar masakrën e këtij fshati. Në fshatin Ratkoc , ky vit i dhurimit të gjakut ju kushtohet dy personave që humben jetën nga Covid-19 , Adem Latifi, i vëllau i kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Hasan Hoti-Cani, ish ushtarit emblematik në luftën e UÇK-së, në Koshare, shkruan /Gazeta Papirus/
Postimi i faqes së fshatit Ratkoc në Facebook :
Ratkoc, 5 shkurt 2022
Për të 14 herë me radhë,
dhuruesit vullnetar i gjakut nga fshatin Ratkoc dhe fshatrave përreth kanë filluar aktivitetin tashmë tradicional të 5 shkurtit, Dhurimin vullnetar të gjakut.
Aktivitet i cili këtë vit ju kushtohet dhuruesve vullnetar të gjakut që e humbën betejën me Covid-19.
Në këtë rast nga fshati ynë: Adem Latifi dhe Hasan Hoti- Cani.
Të cilët po na mungojnë.
Aktivitetin e ka mbështetur edhe kryetari I komunës ztr Smajl Latifi duke u solidarizuar me të gjithë ata që vërtetë kanë nevojë për gjatë në këtë kohë pandemie.