GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Zeka: Largimi i masave, ardhja e diasporës këtë vit mund të ndikojë në rritje të ekonomisë

05/02/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Zeka: Largimi i masave, ardhja e diasporës këtë vit mund të ndikojë në rritje të ekonomisë
Share on FacebookShare on Twitter

Ardhja e diasporës këtë vit mund ta determinojë rritjen ekonomike në Kosovë, pasi vitin e kaluar ato patën ndikim të madh në këtë drejtim.

Për kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ndihmesë të madhe në ekonomi ka dhënë edhe tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti me një vlerë totale prej 200 milionë euro.

Zeka thotë se këtë vit ndonëse nuk parashihet një masë e tillë kjo do të jetë një qarkullim i reduktuar në ekonominë vendëse.

“Sa i përket rritjes ekonomike meqenëse diaspora ka një ndikim goxha të madh gjithçka do të varet edhe nga ardhja e tyre. Nëse do të kishim fluks të madh të vizitorëve nga diaspora siç e kishim në vitin 2021 që tash mund të flasim për një parashikim të krahasueshëm me atë të vitit të kaluar. Këtë vit do të kemi edhe një hendek tjetër për sa i përket aktiviteteve ekonomike dhe normës së rritjes në përgjithësi. Vitin e kaluar kishim heqje të trustit në shumën 200 milion euro të cilat natyrisht që kanë gjetur vendin e tyre në ekonominë e vendit. Këtë vit nuk kemi një masë të tillë që i bie që edhe qarkullimi në përgjithësi do të jetë më i reduktuar sidomos nëse do të kemi vizita më të vogla nga ana e pjesëtarëve të diasporës”, tha Zeka.

Ndërsa ngritja e çmimeve në muajt e fundit është dashur sipas tij të përcillet me ngritje të pagave në sektorin publik dhe të pagës minimale. E propozimi i ZRRE-së për ngritje të faturave të energjisë, sipas Zekës do ta rëndojë edhe më shumë shportën e konsumatorit.

E tërë kjo valë e ngritjes se çmimeve që kemi parë në muajt e fundit nuk është përcjellë me ngritje të pagave as në sektorin publik dhe as në atë privat. Në anën tjetër flitet për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike që do të rëndojë edhe më tej shportën e konsumatorit dhe do ta reduktojë fuqinë blerëse të qytetarëve të vendit dhe mund ta thellojë edhe më tej gjendjen socio ekonomike në vend. Dëshiroj të besoj se do të ketë një reagim në këtë aspekt dhe të përcillet me ngritje të pagave dhe të shmangim thellimin e varfërisë për disa segmente të caktuara të popullsisë tonë dhe ta ndalim këtë tendencën e qytetarëve për tu larguar nga Kosova dhe për të shkuar në vende të tjera në kërkim të një jete më të mirë”, ka thënë Zeka.

Kërkesë tjetër e Zekës është edhe rritja e borxhit publik në Kosovës, pasi sipas tij ka hapësirë që ky borxh të rritet e këto mjete mos të përdorën për qëllime afatshkurta por që të kenë një ndikim në zhvillimin e ekonomisë.

“Nuk besoj që norma e rritjes ekonomike në vitin 2022 do të jetë as e krahasueshme me atë që kishim në vitin 2021. Ne si Odë Amerikane ju kemi bërë thirrje qeverive të ndryshme për gjatë viteve të fundit në Kosovë që borxhin publik në Kosovë ta rrisin meqenëse ka ende një hapësirë që borxhi publik të rritet për këto mjete të mos përdoren për qëllime afatshkurtra dhe që nuk kanë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit. Ka projekte infrastrukturore të cilat qeveria mund ti shtyjë përpara dhe ato mjete të përdoreshin në mënyrë të duhur”./eo

Tags: Arian Zeka
ShareTweetShare
Previous Post

Molliqaj : nuk mjafton kthimi i parave. As ”humanizmi” me para të keqpërdorura. Mashtruesit duhet të gjykohen

Next Post

Distria Krasniqi, mposhtet në finale, por e fiton medaljen e argjendtë në Paris

Next Post
Distria Krasniqi, mposhtet në finale, por e fiton medaljen e argjendtë në Paris

Distria Krasniqi, mposhtet në finale, por e fiton medaljen e argjendtë në Paris

Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”, pasuri e ngrirë rreth 7 milionë euro

Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”, pasuri e ngrirë rreth 7 milionë euro

21/05/2025
Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

21/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimet me jetë ndaj presidentes Osmani, deklarohet Prokuroria Speciale

21/05/2025
Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

21/05/2025
Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”, pasuri e ngrirë rreth 7 milionë euro

Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Mati 1”, pasuri e ngrirë rreth 7 milionë euro

21/05/2025
Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

21/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimet me jetë ndaj presidentes Osmani, deklarohet Prokuroria Speciale

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.