Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar përmes rrjetit social Facebook ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Statusi i tij :
Si do ta ndihmosh Kosovën z. Kurti?
– Në energji pengove e refuzove investimet dhe rrite çmimin
– Familjarët e anëtarëve të kabinetit tuaj, ministrave e deputetëve, nuk janë më për dasma, por për punësime e ngritje detyre në institucione
– Me militantët tu, në shpejtësi të paparë, kape bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve
– Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e “xhipave qeveritarë”. Përkundrazi, deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore.
Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjit