Aktivistja e Vetëvendosjes, Orgesa Arifi njëherit edhe ish këshilltarja për marrëdhënie me publike e ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar për shpenzimet e karburantit që kishin bërë deputetët e VV-së gjatë periudhës nëntor-dhjetor nga buxheti i shtetit.
Arifi përmes një postimi në Facebook është shprehur e zhgënjyer që në atë listë kishte edhe emra të deputetëve të Vetëvendosjes.
Tutje, Arifi për këtë demoralizim i ka kërkuar falje edhe aktivistit të ndjerë të VV-së, Astrit Deharit, i cili tërë angazhimin e tij e kishte dhënë për partinë.
“Zhgënjyse e demoralizim me pa emra të LVV në atë listë. Astrit, na fal!”, ka shkruar Arifi.