Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Hasani i cili kishte garuar si kandidat i pavarur për kryetar të Mitrovicës, ka kërcënuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj pas protestës të së shtunës.
Hasani përmes një postimi në Facebook i tha Molliqajt se nëse nuk arrestohet nga Policia e Kosovë, ai do të vije nga Londra dhe do ta bëj “me pi ujë me lugë”.
Ai tha se e pret me padurim arrestimin e Molliqajt ose në të kundërtën “ia jep hakun ai”.
“E pres me padurim arestimin e kti qeni ja perndryshe ja jap hakun une dhe e pranoj denimin qe do ma shqipton gjykata e Kosoves “, ka shkruar Hasani.
Hasani tashmë ka arritur në Kosovë. Në një shkrim tjetër në rrjete sociale, ai ka publikuar një fotografi nga Mitrovica, por tash më Dardan Molliqaj, ndodhet në paraburgim.
Mirëpo, ende nuk dihet se a do të merr masa Policia e Kosovës ndaj tij, për kërcënimin publik që Hasani ia bëri Molliqajt.