Një grua nga Skenderaj ka raportuar në polici se vajzës së saj e cila ka qenë në terapi të caktuar i është përkeqësuar gjendja. Ekipi mjekësor i Emergjencës e ka dërguar viktimën për trajtim, ndërkaq mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Express mëson se viktima është 21-vjeçare
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Skenderaj, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.
“Skënderaj 02.02.2022-19:16. Një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku, i është keqësuar gjendja. Nga ekipi mjekësor i emergjencës viktima është dërguar per trajtim, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, ka bërë të ditur policia.