Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa i njohur me nofkën Komandant Remi, ka thënë në Debat Plus në Dukagjini se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është veteran.
Ai u shpreh se ka pasur kontakte me Kurtin gjatë kohës që ishte sekretar i zyrës së përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçi.
“Albin Kuri ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë kam pasur kontakte me zyrën ku ai punonte në zyrën e Adem Demaçit”, ka thënë ai.
Mustafa u shpreh se duke e bartur atë pozicion si sekretar i kësaj zyre, për të Kurti dhe Demaçi janë veteran të UCK-së.
Albin Kurti ka qenë sekretar në zyrën e Adem Demaçit dhe unë të dy i konsideroj veteran të UÇK-së.