Nën flamurin e Ushtrisë Çlirimtare, u mblodhën edhe një herë, veçse tash jo për të luftuar.
Në shtëpinë bazë të luftës së tyre, në Rogovë të Hasit, ushtarët që luftuan për çlirimin e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit erdhën për 22-vjetorin e daljes së tyre publike.
Këtë vend të rëndësishëm ushtarak të asaj kohe, shtëpi e Shyqyri Shalës, në këtë përvjetor, këta e pasuruan me një pllakë përkujtimore. Lufta e UÇPMB-së, nderlidhet gjithmonë edhe me dëshmorin e këtij fshati, Xhafer Shalen.
Për luftën që bëri UÇPMB-ja, foli edhe ish-komandanti i UÇK-së për Dukagjinin.
Për pronarin e kësaj shtëpie bazë, Shyqeri Shala, ish pjesëmarres i tre luftrave çlirimtare. Ish komandanti i Zones Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ndau një mirënjohje, bashkë me medalje.