GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kosova me doganë në Durrës, marrëveshja miratohet edhe në Shqipëri

26/01/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:2 mins read
Kosova me doganë në Durrës, marrëveshja miratohet edhe në Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Qeverisë së Kosovës, edhe Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka miratuar në mbledhjen e sotme marrëveshjen me Kosovën për lehtësim të procedurave doganore që parasheh edhe hapjen e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi pas mbledhjes se kjo marrëveshje do të lehtësojë tregtinë mes të dy vendeve,

Miratuam projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Kosovën sa i përket zbatimit të lehtësirave të ndërsjella reciproke në procedurat doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Kjo marrëveshje është nënshkruar gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në nëntor dhe tashmë marrëveshja shkon në parlament. Kjo marrëveshje do të lehtësojë tregtinë ndërmjet dy vendeve tona, duka njohur të gjitha licencat e të gjitha agjencive doganore që ndodhen në kufij, duke unifikuar kontrollet doganore të dy vendeve, duke ulur kohën e kontrollit doganor me qëllim lehtësimin e tregtisë së dy vendeve”, tha Ibrahimaj.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave u shpreh se marrëveshja parashikon edhe hapjen e pikës doganore të Kosovës në Durrës si dhe i jep hapësirë hapjes së pikave të tjera doganore të Kosovës në Republikën e Shqipërisë.

“Marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës e cila është folur ndër vite dhe ka qenë një synim ndër vite i të dy qeverive tona në Portin e Durrësit dhe të gjitha lehtësirave që kjo pikë do të sjellë, por edhe njeh disa protokolle të cilat mund t’i hapin rrugën të tjera pikave doganore të Kosovës në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi Ibrahimaj.

Në të njëjtën ditë, por qindra kilometra larg vendit ku po mbahej mbledhja e Qeverisë Shqiptare, edhe Qeveria e Kosovës miratoi ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave; dhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të dy vendeve.

Tags: Këshilli i Ministrave të Shqipërisë
ShareTweetShare
Previous Post

Lladrovci i’a merr një asambliste Driton Ajazit në Drenas

Next Post

“Si Nazim Bllaca, 134 spiunë të UDB që arritën të infiltrohen në UÇK, pretendohet se AKI e ka listën”

Next Post

“Si Nazim Bllaca, 134 spiunë të UDB që arritën të infiltrohen në UÇK, pretendohet se AKI e ka listën”

Lajmet e fundit

16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.