Kryeministri Albin Kurti, është shprehur i lumtur për pozicionimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, duke kaluar nga 104 në vendin e 87-të.
Në fjalën e tij para kabinetit qeveritar, Kurti tha se kjo përben lajm shumë të mirë dhe tregon se përpjekjet e Qeverisë Kurti dhe përkushtimi në luftën kundër korrupsionit, kanë nisur të japin rezultatet e para.
“Ky sukses do të reflektohet në vendimet e Brukselit për vendin tonë. Që kur e morëm detyrën në mars të vitit 2021, dëshmuam vendosmëri për shkatërrimin e luftimit të korrupsionit në çdo cep të vendit”, tha Kurti.
Tutje, kryeministri përmendi edhe operacionet e realizuara nga policia e Kosovës.
“Nga periudha janar-dhjetor 2021, janë realizuar 571 operacione policore, janë goditur 49 grupe kriminale. Krahasuar me vitin 2020, këto shifra tregojnë ngritje për 75 përqind, dhe me vitin 2019, 32.4 përqind. Vlerësimi pozitiv i Transparency International, na inkurajon në rrugën e vazhdueshme drejt luftimit të korrupsionit, duhet shumë punë, por s’do të ndalemi asnjëherë”.
“Populli ynë nuk i do të korruptuarit dhe ne duhet t’i shërbejmë popullit. Do të triumfojmë me vendosjen e drejtësisë, rendit dhe ligjit që Kosova sa më shpejt të radhitet në renditjen globale të shteteve të sigurta pa korrupsion”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.