Kafeja është njëra ndër pijet më të konsumuara në botë.
Kafeja konsumohet shumë në Kosovë, por edhe në shtetet e tjera të botës ku pothuajse secili person konsumon të paktën 1 apo 2 filxhana çdo ditë, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë çmimi i kafesë dallon varësisht nga shtetet, ku çmimin më të lartë e mban Zurichu i Zvicrës ku një kafe kushton 5.49 euro.
Ndërsa vendin e dytë e mban qyteti i Oslos në Novergji me 4.76 euro, Parisi është e treta me 4.44 ndërsa në Suedi një kafe kushton 4.18 euro.
Më pas vijnë vendet si Vienna(Austri) 3.63 euro, Londra(Angli) 3.55 euro, Kopenhaga(Danimarkë) 3.44 euro, Brukseli(Belgjikë) 3.44 euro.
Ndërsa në Milano të Italisë një kafe mund të pihet me vetëm 1.62 euro